Vendosni fjalën kyçe....

Topollaj fiton bastin me zgjedhjet e 30 qershorit: Kam qenë i bindur, gjyqësori e ka të pamundur të anulojë një palë zgjedhje


Pjesëtari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në emisionin “Debat” në A2 News duket se e fitoi bastin lidhur me vendimin për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Topollaj tha që prej fillimit ka qenë i bindur se gjykata e ka të pamundur të anulojë një palë zgjedhje.

Kam pasur bindjen që në fillim të herët kur kjo çështje ishte thjesht politike. Bindja ishte para një vendimi politik për të marrë pjesë apo jo në një palë zgjedhje. Në aspektin juridik unë kam qenë i bindur që në ditën e parë se është e pamundur që gjyqësori të futet dhe të anulojë një palë zgjedhje”-deklaroi Topollaj.