Vendosni fjalën kyçe....

Manchester United ‘zgjohet nga gjumi’, Juventusi thellon krizën


Manchester United ka dalë disi nga kriza ku ndodhet duke marrë një fitore të madhe në fushën e Tottenham.

‘Djajtë e kuq’ shënuan tre herë në portën e londinezëve me Ronaldon, Cavanin e Rashford. Suksesi e ngjit disi ekipin në shkallët e renditjes edhe pse është mjaft larg kreut që mbahet nga Çelsi.

Në Itali Juventusi është zhytur edhe më shumë në krizë pasi është mundur, kësaj here në fushën e Veronës.

Bardhezinjtë u mposhtën 2-1 dhe pas 11 javësh e shohin veten në vendin e nëntë, jashtë garës për titullin kampion. synimi i vetëm i torinezëve duket se do jetë një nga katër vendet e para që shkojnë në Ligën e Kampionëve.