Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja në Belgjikë hidhet nga autobusi, pëson lëndime në kokë pas sherrit të dyshuar me disa shtetas marokenë (Video)


Një video e një përleshjeje në një autobus në Antwerp të Belgjikës është shfaqur në internet ku shfaqet një grua e moshuar që me sa duket është hedhur nga autobusi pas një sherri. Policia po heton për ngjarjen.

Në klipin një minutësh, tregon një grua me një karrocë pazari në një autobus, e përfshirë në një debat të ashpër me një grup njerëzish. Në sfond dëgjohet e qeshura dhe e qara e një fëmije, ndërsa dikush e quan gruan raciste. Më pas videoja ndërpritet dhe vazhdon me gruan që bërtet në tokë jashtë autobusit, me kokën e mbuluar me gjak.

Një person ende brenda autobusit t mesa duket po i jep leksion viktimës. Zëri pas kamerës thotë: “Ajo u largua nga autobusi. Ajo ofendoi një maroken dhe shikoni se çfarë i ndodh asaj”, sipas mediave lokale.

Videoja u shfaq në mediat sociale dhe u shpërnda në Twitter edhe nga deputeti belg Tom Van Grieken, kreu i partisë rajonale të krahut të djathtë Vlaams Belang. Në postimin e tij, ai i quajti shkelësit e dyshuar ‘bisha’.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur 57-vjeçarja po udhëtonte me një autobus të mbushur me pasagjerë nga Antwerp për në një fshat pranë qytetit. Përplasja e vërtetë nuk shihet në video, por rezultati duket të jetë një plagë e hapur në kokën e gruas.

Ajo u shtrua në spital me një dëmtim të rëndë dhe gjendja e saj është ende ‘shqetësuese’, raportojnë mediat vendase, duke shtuar se shoferi i autobusit ishte aq i tronditur nga incidenti, saqë kërkoi këshillim.

Një hetim ka nisur nga policia e Antëerp-it për incidentin në fjalë. Të paktën një i dyshuar është identifikuar dhe marrë në pyetje, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.