Vendosni fjalën kyçe....

“Po na ndihmoni të ecim para” – Pique e sportistë të tjerë mbështesin lojtarin që pranoi se ishte homoseksual


Ylli i Adelaide United, Josh Cavallo, ka marrë mbështetjen e njëzëshme të disa figurave kryesore në botën e futbollit, pasi australiani u bë lojtari i parë profesionist mashkull në botë që njoftoi se është homoseksual.

Cavallo, 21 vjeç, e bëri njoftimin herët të mërkurën në mediat sociale, duke thënë se më në fund ishte ‘gati të fliste për diçka personale’.

“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”.

Pavarësisht nga disa lojtarë femra që janë shfaqur më herët si lesbike, pranimi i Cavallo e bën atë lojtarin e parë në histori që ka dalë si homoseksual.

Cavallo zgjodhi ta bënte njoftimin ndërsa ishte ende në kulmin e karrierës së tij profesionale, duke e dalluar atë nga ish-lojtari i Aston Villas, Thomas Hitzlsperger, i cili zbuloi publikisht seksualitetin e tij pas tërheqjes së tij nga loja.

“Hej, Josh Cavallo: Nuk kam kënaqësinë t’ju njoh personalisht, por dua t’ju falënderoj për këtë hap që keni ndërmarrë. Bota e futbollit është shumë prapa dhe ju po na ndihmoni të ecim përpara”, ka shkruar ylli i Barcelonës e Spanjës.

“Respekt i madh për Josh që e bëri këtë,” tha kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson.