Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Kandidatët e Saliut, Ilirit dhe Lulit nuk ka asnjë shans t’i bëjnë punë Lushnjës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi paraditen e sotme një takim me banorët e Njësisë Administrative Allkaj, në Lushnjë.

Balla i cili është gjithashtu edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, po u prezantonte banorëve të Allkajt kandidaten e për kryetare të Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se kandidatët e opozitës nuk ka asnjë shans që t’i bëjnë punë Lushnjës.

 “Vijmë këtu për të kërkuan një votëbesim për një vajzë, për një grua, nënë dhe një motër e cila është shembulli konkret i atyre që hyjnë në Partinë Socialiste dhe brenda Partisë Socialiste bëjnë karrierë. Nga Kryeministri Edi Rama kam mësuar që Eriselda ka qenë një prej kandidateve tona për kryetare komune këtu në Allkaj. Mendoj që Eriselda erdhi ne momentin e duhur për të kërkuar votëbesimin.

Është e kotë të merremi me dy kandidatët e opozitës, pasi nuk i hyjnë në punë njeriu, sepse nuk kanë asnjë shans t’i bëjnë punë Lushnjës. Kush do i bëjë punë Lushnjës? Sali Berisha me Ilir Metën?

Saliu është ‘non grata’ i Amerikës dhe Lul Basha është ‘non grata’ i Saliut, dhe çdo punë të dy e kanë bërë bashkë. Pas ndarjes së Lulit nga Saliu u duk sikur gjithë të zezat që kanë bërë bashkë, Luli ja la Saliut. Ka ca të zeza që nuk harrohen. Unë nuk mund të harroj dot 21 Janarin, ku Luli ishte ministër i Saliut. Nëse urdhrin e ka dhënë vërtetë Saliu, Luli le të bëhet burrë dhe të shkojë në SPAK dhe të dhotë që urdhrin e dha Saliu, por edhe moskallëzimi i krimit është po aq vepër e rëndë penale.”- deklaroi Balla.