Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim: SHBA mbështet nismën e “Ballkanit të Hapur”


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim, Kim shpreh gjithashtu mbështetjen për nismën “Ballkani i Hapur”.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën e Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin rajonal” – shkruan ambasadorja Kim në një postim në “Twitter”.