Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron pronarët e guroreve: Keni 2 muaj afat të pyllëzoni zonën, ose do të mbylleni


Kompanitë e guroreve do të kenë afat deri më 31 dhjetor të këtij viti që të zbatojnë marrëveshjet për kalendarin e pyllëzimit, në të kundërt të gjitha do të mbyllen. Ky është paralajmërimi që bëri sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kryetarët e bashkive.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të qëndrojnë larg “kësaj pune” duke u shprehur se “ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe”.

“Guroreve ju dilni për zot ju kur ju thuhet që do mbylllen por cuditërisht nuk ka asnjë letër nga ana e bashkive në ministrinë e Mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëson këtë gurore nuk ka mbjellë asnjë pemë, sic është marrëveshja.

Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi dhe sa i përket guroreve do ju lutesha shumë ti qëndroni larg kësaj pune, shmë larg se këtu që do jemi herës tjetër e kisha për donatorët se këtu herën tjetër do jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet ndërsa ju si bashki duhet ti qëndroni larg shumë larg kësaj pune se ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe, për fat të keq.

Shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do vijnë tani e do nënshkruajnë marrëveshjet e pyllëzimit dhe do të pranojnë kalendarin e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen pa kthim.

E ta harrojnë se mund të përdorin punonjësit që i trajtojnë si skllevër në ato gurore si mish për top për protesta edhe për të garantuar vazhdimin e saj barbarie.

Duhet të vijnë e të njihen me sa thellë kanë hyrë në rrugën e paligjshmërisë, të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës, jo jashtë saj e pastaj mund ta vazhdojnë punën e për këtë kanë afat deri më 31 dhjetor.”– deklaroi Rama.