Vendosni fjalën kyçe....

Të fitosh 18 milionë dollarë duke luajtur, të rinjtë ‘këpusin’ çmimin në ‘Dota 2 The International eSports’


Team Spirit i Rusisë janë kurorëzuar fitues të turneut Dota 2 International eSports, duke fituar një çmim prej prej 18.2 milionë dollarësh për kapërcimin e PSG.LGD në finale.

Team Spirit kishte shkuar 2-0 përpara të dielën, por nuk mundi të zhvillonte një betejë të tretë, që do të thotë se titulli u vendos në një lojë të pestë, pasi rivalët e tyre, të lidhur me gjigantët francezë të futbollit Paris Saint-Germain, luftuan deri në të fundit.

PSG.LGD mori 5.2 milion dollarë pasi përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Team Secret u shpërblye me një vlerë 3.6 milionë dollarë për vendin e tyre të tretë.

Pas një faze të grupeve në turneun me 18 skuadra, ngjarja kryesore u luajt në një format të dyfishtë eliminimi në Arenën Kombëtare në kryeqytetin rumun Bukuresht, e cila zakonisht është e aftë të mbajë deri në 55,000 tifozë, por ishte bosh me këtë rast.