Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet surrealiste, piloti ul avionin me defekt në mes të autostradës plot me makina (Video)


Një pilot kanadez bëri një ulje emergjente në një autostradë jashtë Quebec, duke e ulur në mënyrë të përsosur avionin e tij pasi pësoi një defekt të rëndë.

Videoja e pazakontë shihet zakonisht në filmat aksion por u kap në të vërtetë edhe në Highëay 40 në Quebec të enjten. Një avion i lehtë Piper Cherokee u filmua duke fluturuar poshtë rrugës, e cila ishte e mbushur me makina pavarësisht kufizimeve të koronavirusit.

Piloti tregoi aftësi të përsosura më mirë se shumë shoferë dhe zbarkoi drejtpërdrejt në trafik pa goditur asgjë.

Incidenti ndodhi vetëm disa kilometra në jug të Aeroportit Ndërkombëtar Jean-Lesage, ku aeroplani duhet të zbriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *