Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, humb jetën 61-vjeçari


Një 61-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesi e sotëm në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.

Sipas policisë, një mjet furgon ‘Mercedes-Benz’ që drejtohej nga 54-vjeçari me iniciale N.G. ka përplasur 61-vjeçarin me iniciale I.H., që udhëtonte me biçikletë.

Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa 54-vjeçari është shoqëruar nga policia.