Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentja në Mallakastër vetëhelmohet me lëndë herbicide bujqësore, dërgohet me urgjencë në Tiranë


Një adoleshente në Mallakastër ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar me insekticidin “BI 58” që përdoret për luftimin e instekteve të ullirit.

Fillimisht 16-vjeçarja nga Drenova e Mallakastrës mjekësore në spitalin e Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Ajo ndodhet në reanimacion.

“Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.

16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Është e paqartë se cilat janë motivet që e kanë çuar të miturën drejt një veprimi të tillë drastik, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *