Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Beqajt: Qeveria të zgjasë ditët e pushimit për administratën, të japë edhe të premten e të hënën


Ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, ka propozuar në Kuvend që qeveria të caktojë më shumë pushime për administratën gjatë periudhës së verës.

Sipas tij qeveria duhet të rishohë mundësinë e zgjatjes së pushimeve për administratën me disa ditë shtesë në mënyrë që të mos ketë mbingarkesë dhe që të gjithë të pushojnë duke ndihmuar ekonominë vendase.

“I kërkoj qeverisë, nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla, janë edhe 9 javë të mund të marrë në konsideratë që në dy ose tre fundjava ta bëjë ditë pushim edhe të një të premte edhe një të hënë për t’i dhënë mundësi njerëzve që të kenë më shumë alternativa pushimi. Të mos mbivendosemi të gjithë në gusht kur edhe cilësia e shërbimit bie dhe kështu të mund të pushojmë, të shplodhemi dhe të ndihmojmë ekonominë vendase. Nëse nga sot për 9 javë mund të shpallim 3 fundjava, nga e premtja në të hënë, praktikisht 4 ditë pushim njerëzit mund të fillojnë që sot të programojnë punën e tyre edhe programimin e prenotimeve sepse në fund të fundit një kërkesë e shtuar rishtas këtë vit për turizëm vendase nuk është se përballohet dot aq kollaj.” – tha Beqaj në fjalën e tij.

(Video Credit: Report TV)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *