Vendosni fjalën kyçe....

Cuomo e krahason veten dhe Faucin me De Niron dhe Al Pacinon, rrjeti gëlon nga talljet (VIDEO)


Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka hedhur idenë për të bërë një reklamë me ekspertin e sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, për të promovuar vaksinën Covid-19.

Ai e krahasoi veten dhe Faucin me aktorët e famshëm Robert De Niro dhe Al Pacino.

“Mendoj se zëri juaj duke thënë se vaksinat janë të sigurta do të ishte i rëndësishëm. Unë thashë sa më shpejt që vaksina të konsiderohet e gatshme dhe e sigurt, unë do të jem i pari që do ta marr.”- tha Cuomo të hënën, ndërsa fliste me Faucin.

Ai vazhdoi: “Ndoshta ne ju rekrutojmë. Unë do ta bëj me ty, sëbashku ne të bëjmë një reklamë për t’u thënë njujorkezëve që është e sigurt të marrin vaksinën. Ne së bashku, ne jemi si De Niro dhe Pacino të ditëve tona”.

Fauci duke qeshur i tha guvernatorit se mund të zgjedhë të bëhet kush të dojë, pasi ai nuk mund të zgjidhte, sepse është fans i të dy aktorëve.

Krahasimi i çuditshëm i Cuomos ka tërhequr kritika në mediat sociale, me një grup njerëzish që tallen me guvernatorin, ndërsa të tjerë që ngrejnë pyetje mbi kompetencat e udhëheqjes së tij gjatë Pandemisë.

“Na bëj një nder të gjithëve dhe kalo në Hollywood atëherë”, shkroi me meterologe e “Fox News”, Janice Dean. Ajo ka humbur vjehrrin dhe vjehrrën nga Covid-19 dhe ka qenë shumë kritike ndaj Cuomos për vendimet e tij.

“Sinqerisht Cuomo do të preferonte të ishte një njeri i famshëm se sa një guvernator. Dhe ai tashmë e ka një Emmy për aktrim!”- shtoi ajo.

Ndërsa shkrimtari Greg Price komentoi: “Unë do ta merrja Dr. Faucin më seriozisht nëse ai do të hetonte më shumë politikat katastrofike të shtëpive të pleqve të Guvernatorit Cuomo, në vend që të qeshte me të në TV kur ai e krahason me personazhe nga ‘Kumbari’.”

Të shumtë janë ata që i kanë sugjeruar Cuomos dhe Faucit të zgjedhin personazhe të tjera nga Kumbari, ose nga filma të tjerë. Pasi vetëm në rolet që luajnë De Niro dhe Al Paçino nuk i shohin dot.

Disa nga memet:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *