Vendosni fjalën kyçe....

Prej 13 ditësh në spital, humb jetën çifti i bashkëshortëve nga Mirdita që u plagosën në aksident


Humb jetën në spital çifti i bashkëshortëve nga Mirdita që u plagosën në një aksident në hyrje të Rrëshenit.

Bashkëshorti me iniciale P.P. e bashkëshortja L.P., u plagosën në një aksident rrugor të ndodhur më 5 tetor.

Prej 13 ditësh ata u trajtuan në spitalin e Traumës në Tiranë po nuk mundën dot të mbijetojnë.