Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu shfaqet në krah të Veliajt, paralajmëron një fushatë masive vaksinimi: Do u shkojmë qytetarëve derë më derë


Dy ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, hodhi një video në faqen e saj në Facebook ku tregohej ajo e shoqëruar nga punonjës të shërbimeve shëndetësore që shkonin derë më derë në lagjet periferike e fshatrat përreth Tiranës.

Qëllimi i viziitës së Manastirliut është pjesë e fushatës së qeverisë për vaksinimin e qytetarëve ndaj Covid-19. Teksa trokiste derë më derë, ministria pyeste qytetarët nëse ishin vaksinuar dhe ata që nuk e kishi bërë këtë gjë, e bënin atë aty për aty, duke u kapur nga kamerat që shoqëronin ministren.

Ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi sërish fushatën ‘derë më derë’ për të vaksinuar qytearët e Tiranës dhe mbarë vendit.

Sot ajo u shfaq në krah të kryebashkiakut Veliaj në bashkië e Tiranës për të paralajmëruar nisjen e kësaj fushate. Ajo u kërkoi administratorëve të bashkisë që të bëhen pjesë e kësaj fushate si persona me besueshmëri te qytetarët.

“Ju jeni zëri i qytetarëve në bashki, ju i ndihmoni qytetarët për problemet që ata mund të kenë. Ju duhet të mbani një flamur të radhës, që është më i rëndësishmi, që është mbrojtja e jetës dhe shëndetit. Po e kalojmë shumë më lehtë valën e tretë të pandemisë edhe falë investimeve. Kemi hyrë në një fazë të re të planit tonë të vaksinimit masiv. Kemi nisur aksion në të gjitha bashkitë e vendit. Ky është aksioni derë më derë në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve. Tirana është sot e vaksinuar 30%. Shkak për këtë janë edhe gjithologët që dalin në TV kanë helmuar mendjen e njerëzve. Padyshim që krijohet dyshimi, hezitimi po ne duhet të jemi aty të vërtetat e bazuara në shkencë. Kemi lidhur kontrata që deri vitin tjetër të kemi 5 milionë doza vaksine të mbërritura. Të jemi gaty për dozat e treta nëse do kërkohen nga Komiteti i Ekspertëve. Kam besim në angazhimin e bashkisë për të vajtur derë më derë, për të biseduar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë.” – tha ndër të tjera Manastirliu.