Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim: Nëse doni kriminelë votoni kriminelë, nëse doni ndryshim votoni ndryshim


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka bërë një deklaratë 12 ditë përpara zgjedhjeve duke iu drejtuar votuesve dhe se si duhet të orientohen krah ofertave politike.

Ambasadorja Kim thotë se shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni pandueshkueshmëria dhe nga kriminelët në parlament.

Për këtë Kim bëri thirrje që nëse shqiptarët duan kriminelë le t’i votojnë ata ndërsa nëse duan ndryshim le të votojnë ndryshimin.

Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt.  Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”-deklaroi Ambasadorja në një intervistë për RTSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *