Vendosni fjalën kyçe....

Boçi ironizon Ramën: Ta kisha unë celularin e Lucës e të publikoja ç’ka në të, s’do kishte zgjedhje më 25 prill



Ish-deputeti i PD-së, Boçi, ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se po vijon të luajë lojën e ‘telefonit të prishur’ lidhur me përplasjen e tij me biznesmenin Gjergj Luca.

Ai shkruan se kreu i qeverisë e di shumë mirë se Luca e ka vetë telefonin e tij, pasi nëse do ishte e kundërta e do publikoheshin ato që janë brenda telefonit, nuk do ishte nevoja të bëheshin zgjedhje.

Në fund Boçi shkruan se në datën 25 prill, Rama do marrë 1 milion grushte.

“Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte!” – shkruan Boçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *