Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqiti në rezervuarin e fshatit Iballë, mbytet 10-vjeçari


Një 10-vjeçar dyshohet se është mbytur në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Iballë ku i mituri me iniciale O.K. dyshohet se ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra me prindërit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.