Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ka biseduar Yuri Kim me Arben Krajën për patronazhistët?


Sot ambasadorja e SHBA-ve kërkoi të hetohej rekomandimi i OSBE-ODIHR lidhur me databazën e patronazhistëve të nxjerrë nga portali Lapsi.al, por kjo kërkesë dhe thirrje e Yuri Kim në pamje të parë ndonëse duket pozitive dhe normale, e konfrontuar me zhvillimet proceduriale të çështjes hedh hije dyshimi mbi seriozitetin e Ambasadës Amerikane mbi këtë çështje.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i SPAK-ut Arben Kraja, ka firmosur delegimin e çështjes në Prokurorinë e rrethit Tiranë. Delegimi i çështjes ishte një ndër aktet më të forta të impotencës së hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror pasi çështja jo vetëm është e një rëndësie të dorës së parë, por njëkohësisht godet partinë që qeveris vendin duke implikuar dhe hedhur hije dyshimi për një kontroll fashist të popullsisë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale në funksion të trukeve dhe patronazhit elektoral.

Gjatë kohës që ky hetim po kryhej në SPAK, ambasadorja amerikane nuk ka bërë asnjëherë thirrje mbi këtë çështje, ndonëse në rrethet e Jurisprudencës shqiptare dorëheqja nga çështja prej SPAK-ut, u konsiderua si një gjest nënshtrimi i këtij institucioni ndaj kryeministrit Edi Rama.

Dalja në skenë e zonjës Yuri Kim pikërisht tani që SPAK-u ka hequr dorë nga çështja e kompromenton qëndrimin e ambasadores e cila në dritën e zhvillimeve proceduriale duket jo si një autoritet i fortë diplomatik që synon rritjen e standardit të gjyqësorit, por si një “babysitter” që po ndërron bebelinat e Arben Krajës./Hashtag.al