Vendosni fjalën kyçe....

Hoti paralajmëron zgjedhje të parakaohshme nëse palët nuk bien dakord për Presidentin


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëroi zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë nëse palët nuk bien dakord për çështjen e presidentit.

Ai tha se kjo temë do ta ulë atë edhe me opozitën, por megjithatë kjo nuk nënkupton që do të zgjerohet koalicioni aktual me partinë e Kadri Veselit.

Diskutime për zgjerim të koalicionit siç flitet në media nuk ka sepse koalicioni i ka numrat për të qeverisur normalisht. Kur të vijmë te çështja e presidentit do të ulemi edhe me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit. Nëse mund të gjejmë zgjidhje, nëse jo vendi shkon në zgjedhje. Koalicioni është duke funksionuar dhe i ka numrat, ata që i ka.

Nëse shtohet nevoja për zgjedhjen e presidentit të vendit para shkurtit të vitit të ardhshëm duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Me të gjitha partitë e opozitës, por nuk e di çka nënkupton ajo a merremi vesh për një qeveri me 80-90 numra me e zgjedhë presidentin apo me zgjedhë një president jopolitik ku dakordohet edhe opozita. Por, kjo nuk është temë. Duhet ta shohim se a është interes i vendit dhe jo i partive politike. Por nëse nuk merremi vesh duhet të shkojmë në zgjedhje, sipas Kushtetutës”, tha Hoti për Klan Kosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *