Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër aksident fatal në rrugë, humb jetën këmbësori në autostradën Tiranë-Durrës


Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një 60-vjeçar me iniciale K.M. ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një mjet teksa kalonte rrugën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 71-vjeçarin me iniciale N.K., banues në Kavajë.

Njoftimi

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.”