Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimin e Metës e gjykon vetëm Kushtetuesja” – Salianji


Ish-deputeti i PD-së, Salianji, thekson se dekreti i presidentit Meta për zgjedhjet mund të verifikohet dhe ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese për vlefshmërinë e tij.

Ai thekson gjithashtu se shtyrja e zgjedhjeve nga presidentët në vend ka precedentë të mëhershëm dhe kjo nuk është diçka e re.

Në statusin e tij në Facebook, Salianji, shkruan se zgjedhjet pa opozitën janë farsë ndërsa thekson se presidenti shkarkohet kur shkel në mënyrë të rëndë ligjin dhe jo sepse kështu e gjykon njëra palë.

Në fund ai shkruan se opozita e bashkuar është e vendosur në misionin e saj për të larguar njëherë e mirë pushtetin e krimit.

Statusi i Salianjit

  1. Dekreti i Presidentit ashtu si çdo akt tjetër që pretendohet për kushtetueshmêri ose jo duhet të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, GjK është i vetmi organi që pêrcakton antikushtetueshmërinë e një akti! Derisa Gjykata të shprehet akti ështē kushtetues, shembull; Partia Demokratike dhe Aleanca për Teatrin mendojnë se ligji special për të shkatërruar teatrin dhe për të ndertuar kulla është zhvatje dhe vjedhje, cënim i trashëgimisë etj, ligji është antikushtetues por Gjykatë Kushtetuese nuk ka, dhe ligji formalisht ështē në fuqi! E njejta histori me çdo ligj që prek të drejtat dhe liritë e qytetarëve të cilat nuk kanë ku ankimohen!
  2. Shfuqizimi i dekreteve ka praktikë, në jurisprudencë kjo krijon precedent, dy Presidentë kanë shfuqizuar dekretet për mbajtjen e zgjedhjeve!
  3. Shfuqizimi i dekretit dhe marrja e pergjegjesise nga Presidenti i heq alibinë e respektimit të ligjit Ramës, pas shfuqizimit të dekretit doli në dukje qartësisht që Ramës nuk i interesojnë zgjedhje por kapja dhe mbajtja me forcê e pushtetit!
  4. Data dhe dita e zgjedhjeve ështē dita kur populli zgjedh mes shumë alternativave se kush do të qeverisë dhe jo dita kur pushteti imponon se kush do të vjedhe për 4 vitet e ardhshme! Pse duhen zgjedhje kur ka një kandidat? Në çdo rast edhe sikur të merrte vetëm votën e tij ai do të ishte i zgjedhur sipas ligjit Rama!
  5. Presidenti i Republikës shkarkohet nëse kryen një shkelje të rende te ligjit jo kur ndonje palë mendon ndryshe, por dhe nêse presidenti do kryente shkelje dhe do të shkarkohej nga parlamenti, ky vendim duhet të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese qe sot nuk ekziston për rrjedhojë do të ishte vendim nul. Akoma më tej Gjykata nuk mund të konstituohet pa perzgjedhjen e anetarëve të kesaj gjyjate nga Presidenti!!
  6. Rama nuk ka hallin e zgjedhjeve, se shtyrja e dates e shpeton nga pamundesia per ti zhvilluar dhe per tu perballur me popullin, frika deri ne palce e Rames eshte qe parlamenti ilegjitim dhe jokushtetues me me pak se 140 deputete dhe me pamundesine ligjore per tu plotesuar mund te prodhoje nje shperndarje te parlamentit dhe zgjedhje te reja!
  7. Gjithë mishmashi institucional, ku gjithë shteti po funksionon si regjim, pa garanci për të drejtat dhe lirite e qytetareve, ku qeveria kapet në korrupsion dhe krim elektoral, ku krimi sundon dhe qeveria i ka nxirë faqen Shqipërisë, në situatën ku qytetarët janë gati për çdo sakrifice për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mos lejuar një shtet autoritar, Qeveria Tranzitore dhe hapja e rrugës për zgjedhje të reja do të ishte e vetmja rrugëzgjidhje, nuk mund të sakrifikohet shteti dhe qytetarët për interesat personale të një njeriu të vetëm!
  8. Rama sot prirjet autoritariste i ka implementuar, ai kontrollon Kuvendin, Qeverine, Prokurori dhe Gjykata, Sherbim Informativ, Presidentin e ka zgjedhur Vetë dhe kur nuk i bindet kërcënon për shkarkim, bashkitë kërkon ti marrë me forcë, elitën financiare e krijon me PPP dhe tendera dhe jo me konkurrencë, partitë fasadë, qytetarët që protestojnë arrestohen, çfarë duhet më shumë për të qënë tirani?

Opozita me veprimet e saj dhe me mbështetjen e madhe popullore ka arritur të fitojë betejat, orteku i krijuar nga bashkimi i qytetarëve do të ndalet kur të ketë demontuar plotësisht pushtetin e krimit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *