Vendosni fjalën kyçe....

20-vjeçarja amerikane futet në ujërat termale për të shpëtuar qenin, por pëson vetë djegie të rënda


Një vajzë 20-vjeçare ka pësuar djegie të shumta pasi u përpoq të shpëtonte qenin e saj nga një burim i nxehtë në një Park Kombëtar në SHBA.

Siç shkruan BBC, e reja u nxor nga uji i valuar nga babai i saj dhe u dërgua më pas në një spital rajonal me “djegie të konsiderueshme termike” në të gjithë trupin.

Ngjarja ka ndodhur në Parkun Kombëtar Yellowstone më 4 tetor, ku qeni i 20-vjeçares ishte hedhur në ujin e nxehtë. Vajza doli nga automjeti i saj për të ndjekur qenin, duke hyrë në një burim të nxehtë termik të njohur Maiden’s Grave Spring.

Temperatura e ujit në këtë burim është është rreth 200F (ose 93 gradë celsius). Si pasojë, ajo pësoi “djegie të konsiderueshme termike midis shpatullave dhe këmbëve të saj”.

“Qeni për fat të keq, ka ngordhur.”- thuhet në një deklaratë nga Parku. Pas kësaj, një fushatë “GoFundMe” nisi në rrjet, për të mbuluar faturat mjekësore për 20-vjeçaren e identifikuar si Laiha Slayton.

Në një postim në Instagram, motra e Slayton shkroi se ajo kishte pësuar kryesisht djegie të shkallës së dytë për vetëm tetë sekonda që kishte qëndruar në ujë.

“Kjo do të thotë që babai ynë e tërhoqi atë jashtëzakonisht shpejt.”- shkroi Kamilla Slayton. “Ajo është tepër me fat. Babai i shpëtoi jetën.”