Vendosni fjalën kyçe....

“Moment historik” – OBSH miraton vaksinën e parë kundër malaries


Në mes të betejës së vazhdueshme kundër Covid -19, Organizata Botërore e Shëndetit ka miratuar vaksinën e parë në histori kundër malarjes. OBSH beson se vaksina  mund të përdoret për të shpëtuar dhjetëra mijëra jetë.

“Organizata Botërore e Shëndetit po rekomandon përdorimin e gjerë të vaksinës kundër malaries RTS, S/AS01 (RTS, S) tek fëmijët në Afrikën sub-Sahariane.” – tha mbikëqyrësi i shëndetësisë i mbështetur nga OKB-ja në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

“Ky është një moment historik. Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries.” – tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

E kombinuar me ilaçe të tjera kundër malaries, gjithashtu mund të zvogëlojë numrin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Gjithashtu i njohur si Mosquirix, vaksina u zhvillua nga një kompani farmaceutike në Mbretërinë e Bashkuar GlaxoSmithKline (GSK). Mbi 800,000 fëmijë në vendet afrikane të Ganës, Kenisë dhe Malauit u imunizuan me të si pjesë e një programi pilot që filloi në vitin 2019.

Vaksina tregoi efikasitet të kufizuar gjatë provave klinike katërvjeçare tek fëmijët pasi parandaloi vetëm 39 përqind të rasteve të malaries dhe mbrojti 29 përqind të fëmijëve të tjerë kundër rasteve të rënda të malaries, sipas ‘The Guardian’.