Vendosni fjalën kyçe....

Elisa Spiropali e quan opozitën konkurrente: S’do biem në kurthin e agjendave personale


Me një foto ndërsa hynte në kuvend, Elisa Spiropali ka menduar të japë një mesazh të qartë për atë që thotë se do bëjë në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij mandati të tretë.

Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.

Nuk do të biem në kurthin e lojrave të vjetra të agjendave personale.

Do të bëjmë çmos ta pengojmë luftën politike pa moral, pa parime, pa fre.”, shkruan Spiropali.

Ajo e quan opozitën konkurrente.

“Kemi bindjen e patundur se opozita nuk është armike por konkurrente.

Do luftojmë pa u ndalur dhe pa u lodhur për të realizuar ëndrrën dhe premtimin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike, evropiane, me më shumë barazi dhe mundësi për të gjithë shqiptarët.”, përfundon ministrja socialiste.