Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër vaksinimit në New York (Video)


Dhjetëra protestues kundër vaksinave dhe pasaportave të vaksinimit u mblodhën në një dyqan ushqimor në New York.

Edhe pse gjykata ka kërkuar që klientët në dyqane të paraqesin pasaportën e vaksinimit, protestuesve nuk iu kërkua të siguronin ndonjë dëshmi të tillë.

Një turmë prej rreth 60 personash pushtuan zonën e Food District në Staten Island Mall në një protestë kundër vaskinës së detyrueshme në të gjithë New York-un.

Një video e shpërndarë nga FreedomNewsTV tregon aktivistët që vërshuan në sallë pa ndonjë rezistencë nga sigurimi ose stafi pavarësisht një shenje në hyrje që paralajmëronte se ata duhet të vaksinoheshin për të hyrë.

Protestuesit më pas u ulën duke thyer herë pas here heshtjen me thirrjet ‘SHBA!’ dhe ‘Të qi*sha Joe Biden’.