Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA poston foton: Ç’do ambasadori rus në kufirin Kosovë-Serbi me ministrin serb?


Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikuar një foto në Twitter ku tregohet ambasadori rus në Serbi në krah të ministrit serb të Mbrojtjes e gjeneralëve serbë në në kufirin mes Kosovës e Serbisë.

Nënkryetarja e PDK-së pyet se çfarë bën ambasadori rus duke patrulluar kufirin mes dy vendeve i shoqëruar nga ministri Stefanovic.

Prej shtatë ditësh rrugët që çojnë në pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut mes Kosovës e Serbisë janë bllokuar nga serbët e Kosovës në shenjë proteste për targën e reciprocitetit, vendim i marrë nga qeveria Kurti të hënën e shkuar.