Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas akuzave të Bashës: Pazar ishte djegia e mandateve dhe zgjedhjet lokale


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratës së Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashë, ku ai e akuzon Metën për të qenë pjesë e treshes më të vjetër politike në Shqipëri, nëpërmjet lidhjes së tij me Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Meta ka kundërshtuar këtë akuzë, duke thënë se është e ditur kush është “pazarxhiu”, duke sjellë në kujtesë rastet kur Bashë ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve lokale ose ka kërkuar djegien e mandateve.

Me këtë reagim, Meta duket se kthen akuzat kundër Bashës, duke e konsideruar atë si personin që ka vepruar në mënyrë të pashpallur për të manipuluar situatën politike në vend.

Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.

Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, tha Meta.