Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj për rindërtimin: Në SHBA shteti të gjendet pranë vetëm ditët e para me ujë e sanduiçë



Erion Veliaj thotë se bashkia e Tiranës i ka përfunduar detyrimet e saj kontraktuale dhe të rindërtimit kanë përfunduar për banesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit.

I ftuar në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, Veliaj tha se bashkia i ka përfunduar të gjitha pagesat dhe ka ndërtuar të gjitha shtëpitë që ishin për rindërtim, ndërsa shton se përpara Vitit të Ri do të jenë mbyllur edhe banesat individuale të dëmtuara në nëntor.

Më pas, kryebashkiaku i Tiranës bëri një krahasim me SHBA-në, duke thënë se atje shteti u gjendet qytetarëve vetëm në ditët e para me ujë dhe sanduiçë gjatë fatkeqësive natyrore dhe se më pas merren kompanitë e sigurimeve.

“Duhet të kuptojmë një gjë. Unë jam rritur pjesën më të madhe të rinisë sime në SHBA.
Aty kalonte uragani, ose ndodhte një [ërmbytje siç ndodhi në Louisiana, pra kur ndodhte një fatkeqësi natyrore, shteti ishte aty ditët e para për një shishe uji, pastaj thoshte është kompania e siguracioneve.
Nëse s’je i siguruar ky është problemi yt.

Kështu që ajo që ndodh këtu për një shtet me ekonomi modeste që ka vendi ynë, unë besoj se është realisht e paprecedentë. Unë besoj se është gjëja e duhur dhe e drejtë, ama jo gjëja e zakonshme. Nuk ndodh tipikisht kështu në botë. Por, kjo është vetëm pjesa e dukshme, pasi pjesa e padukshme e procesit perfshin vlerësimin e demeve, pastaj garën, pastaj prokurimin, e ne fund rindërtimin. E me gjithë këtë burokraci, fakti që brenda vitit ne mbyllëm shtatorin dhe besoj kur të kemi përvjetorin e nëntorit, por definitivisht përpara Vitit të Ri, do të jenë mbyllur banesat individuale, pra e thënë troç shtëpitë mono familjare të fshatit, dhe do të kenë filluar themelet për pallatet. Pra Dikush që e ka humbur shtëpinë në Kinostudio ose në Kombinat dhe pallati i është shpallur i pabanueshem, do të ketë mundësi të thotë se ai apartamenti në anën tjetër të rrugës, për çështje muajsh do të bëhet i imi”, deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *