Vendosni fjalën kyçe....

Ivanka Trump e Jared Kushner vizituan Shqipërinë në korrik, me ta edhe presidenti i PSG-së


Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka qenë në Shqipëri këtë verë.

Ivanka Trump ka qenë në vendin tonë në muajin korrik dhe ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner, disa miq të tyre e presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Lajmin e ka bërë me dije Auron Tare i cili tregoi se ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë e kanë vizituar Butrintin gjatë qëndrimit të tyre.

“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për t’iu thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë”, tha Tare.