Vendosni fjalën kyçe....

Balla takon Wisner, diskutohet forcimi i bashkëpunimit kundër krimit e drogës


Ministri i Brendshëm Balla është takuar me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë David Wisner.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike.

“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, DEA-s dhe Policisë së Kosovës në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë.” – shkruan ministri.

Ditën e djeshme, Wisner, në një intervistë iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha mbi akuzat e tij ndaj SPAK-ut duke thënë se nuk mund të fliste mbi deklaratat e një personi të shpallur non grata nga SHBA-ja për korrupsion madhor.