Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen 18 leje drejtimi në Tiranë, Elbasan e Durrës, dhjetëra gjoba


18 leje drejtimi janë pezulluar 24 orët e fundit në rrugën Tiranë-Elbasan-Durrës-Tiranë.

Ata janë kapur duke drejtuar mjetin jashtë kufijve të lejuar.

Përveç heqjes së patentës ata janë ndëshkuar edhe me gjoba, nga 2 mijë deri në 20 mijë lekë të reja.

Po kështu policia ka vendosur 17 gjoba me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.