Vendosni fjalën kyçe....

Nishani: Largimi i Bashës çlirim për PD-në, e ka mbushur kohën e tij dhe ka dobësuar partinë


Ish-presidenti Nishani ka deklaruar se kreu i PD-së Basha e ka shkatërruar partinë dhe se duhet të largohet pasi e ka përdorur kohën e tij në krye të partisë.

Në një intervistë për Syri, ai theksoi se Basha është pengesa kresorr për nisjen e shndërrimit të PD-së dhe se tezat që përdoren aty janë teza të errësirës.

Nishani shtoi më tej se nën drejtimin e Bashës e për shkak të vendimeve të tij partia ështrë më e dobët se sa ishte dy vite më parë.

“Basha ka shkatërruar PD-në. PD duhet që të ringrihet. PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e Bashës. Zoti Basha e ka konsumuar kohën e tij. Me lidershipin e Bashës, PD nuk mund të jetë forcë fituese. Basha është pengesa kryesore për nisjen e procesit të transformimit të Partisë Demokratike. Tezat që lundrojnë në PD janë teza të errësirës. PD, për shkak të vendimeve që ka marrë Basha, ka dalë më e dobët se ç’ishte dy vjet më parë. Fakti se PD është më e dobët pas 25 prillit, tregon shumë për lidershipin e Lulzim Bashës. Partia Demokratike sot është partia që ka mbi 680 mijë qytetarë me vete dhe lidershipi i saj mund të ndryshojë e nuk ka asgjë këtu. PD është ngriur mbi parime të të drejtave të njeriut dhe nëse këto vlera cënohen, atëherë duhet ndryshim. Penalizimi politik i Bashës është çlirim për PD-në”, tha Nishani.