Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e policisë në Los Angeles padisin qytetin për vaksinimin me detyrim


Një grup punonjësish të Departamentit të Policisë në Los Angeles ka ngritur një padi federale duke sfiduar vendimin e autoriteteve të qytetit për të vaksinuar të gjithë punonjësit.

Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Los Anxhelos, pretendon se vendimi shkel të drejtat kushtetuese të punonjësve për privatësi dhe proces të rregullt, dhe i kërkon gjykatës që të sigurojë lehtësim të menjëhershëm dhe të përhershëm nga kërkesa.

Gjashtë punonjësit e LAPD që ngritën padinë përfshijnë individë ‘të cilët nuk mund të pohojnë një përjashtim mjekësor ose fetar’ nga kërkesa për vaksinë, si dhe individë që ‘kanë qenë të prekur e janë shëruar nga Covid-19’ dhe kanë antitrupa natyralë për të luftuar virusin, thuhet në ankesë.

Padia gjithashtu pretendon se punonjësit u janë nënshtruar ngacmimeve dhe presioneve të panevojshme për t’u vaksinuar nga drejtuesit e LAPD, përfshirë një kapiten i cili tha gjatë një takimi me thirrje telefonike se qyteti ishte i gatshëm të pushonte mijëra oficerë nëse nuk vaksinoheshin.