Vendosni fjalën kyçe....

Franca nis hetimet për fiksim rezultati në ndeshjen e Ligës së Kampionëve


Autoritetet franceze kanë hapur një hetim ndaj fiksimit të mundshëm të rezultait të ndeshjes PSG-Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve, që përfundoi 6-1 për francezët.

Ndeshja e Grupit C më 3 tetor ishte një shëtitje për PSG-në, me Neymar që shënoi 3 gola, ndërsa nga një shënuan Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, thuhet se një zyrtar i lartë i Crvena Zvezdas, emri i të cilit nuk është publikuar, vendosi një bast prej 5 milionë eurosh që ekipi i tij do të humbiste me një diferencë prej pesë golash. Fitimi i kthimit për një bast të tillë do të kishte qenë dhjetëra miliona euro.

Është raportuar që presidenti i UEFA Aleksander Ceferin informoi autoritetet franceze rreth basteve të parregullta në ndeshje para se ndeshja të niste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *