Vendosni fjalën kyçe....

Firma izraelite e teknologjisë spiune shfrytëzoi dobësinë në të gjitha pajisjet Apple për të futur virusin ‘Pegasus’ – Raporti


Grupi i të drejtave dixhitale CitizenLab ka zbuluar një dobësi që i lejoi kompanisë izraelite spyëare NSO Group të fuste virusin e saj Pegasus në pothuajse çdo pajisje iPhone, Mac dhe Apple Watch.

CitizenLab zbuloi dobësinë duke analizuar telefonin e një aktivisti saudit që ishte infektuar me këtë virus.

Dobësia i lejoi klientët e Grupit NSO të dërgonin skedarë me qëllim të keq të maskuar si skedarë .gif në telefonin e objektivit, i cili më pas do të shfrytëzonte ‘një dobësi të tejmbushjes së numrave në bibliotekën e paraqitjes së pamjeve të Apple’ dhe do ta linte telefonin të hapur për instalimin e virusit famëkeq të NSO-së, ‘Pegasus’.

Ndërsa shumica e pajisjeve Apple ishin të prekshme, sipas studiuesve, jo të gjitha ato të prekura nga virusi u goditën në këtë mënyrë.

Lajmet për ekzistencën e virusit u zbuluan për herë të parë këtë verë nga Amnesty International dhe Forbidden Stories, një media investigative franceze. Ndër ata që akuzohen për përdorimin e virusit izraelit janë qeveritë e Azerbajxhanit, Bahreinit, Kazakistanit, Meksikës, Marokut, Ruandës, Arabisë Saudite, Hungarisë, Indisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.