Vendosni fjalën kyçe....

Shembet galeria, mbetet i bllokuar prej 20 orësh minatori 60-vjeçar në Bulqizë


Një minator 60-vjeçar ka mbetur i bllokuar që prej ditës së djeshme brenda galerisë ku punonte pas shembjes së saj.

Muharrem Plaku ka mbetur i bllokuar që prej orës 12 të ditës së djeshme ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Në galerinë ku punonte Plaku, kanë qenë edhe 5 minatorë të tjerë ndërsa nuk dihen ende rrethanat e incidentit.

Pesë minatorët e tjerë kanë mundur të dalin me dëmtime të lehta nga galeria ndërsa 60-vjeçari ka mbetur brenda.

Ekipet e Avari Shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zhbllokuar vendin ku ka ngecur Plaku. Kompania që administron galerinë është ‘Kadurtex’.