Vendosni fjalën kyçe....

Berisha zyrtarisht jashtë grupit parlamentar demokrat, Kuvendi njeh kërkesën e PD-së


Ish-kryeministri Sali Berisha është tashmë zyrtarisht jashtë grupit parlamentar demokrat, pasi Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për anëtarët e grupit parlamentar.

Mes tyre, 44 deputetë, nuk ka qenë Sali Berisha.

Ish-kryeministri u vetëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Për krijimin e një grupi parlamentar të ri nevojiten 7 deputetë. Nuk dihet ende se cilit grup parlamentar do t’I përkasin edhe 4 deputetët e LSI-së.

“Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj.”, njofton kuvendi.