Vendosni fjalën kyçe....

Partneriteti me Universitetet e huaja, studentët e Universitetit Mesdhetar diploma që njihen edhe në Itali


Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të kenë mundësi të kryejnë një apo disa semestra studimesh në Universitetin e Tuscias në Itali. Nga ana tjetër, shumë shpejt pritet të vihet në zbatim diploma e dyfishtë. Kjo do të thotë, që një student i UMSH do të ketë mundësi të mbajë në duar një diplomë që njihet nga shteti shqiptar dhe ai italian për programet master. 

Gjithashtu niveli i bashkëpunimit, përfshin edhe shkëmbimin e stafeve akademike  mes  dy Universiteteve.  Kjo falë, marrëveshjes së nënshkruar nga rektori i Universitetit Mesdhetar, Prof.Dr Adrian Civici dhe  Rektori i UNITUS, Pr. Stefano Ubertini, i cili kryesoi delegacionin italian që vizitoi Universitetin Mesdhetar. 

Marrëveshja parashikon shkëmbimet e stafeve akademike dhe studentëve nga Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Përgjate 2 viteve të ardhshme një numër i i konsoderueshëm pedagogësh nga stafi akademik në këto fakultete do të japë mësim në UNITUS si dhe një numër i i lartë pedagogësh italianë priten të vijnë për dhënien e leksioneve në UMSH.

Marrëveshja parashikon edhe trajnimet e stafeve administrative për të rritur profesionalizmin e stafit të UMSH.  Pas marreveshjes të firmosur nga dy Rektorët, grupet teknike të punës do hartojnë një diplome master të dyfishte midis dy universiteteve. 

Gjithashtu është propozuar edhe ngritja e nje masteri të përbashket. Dy rektorët, vlerësuan këtë marrëveshje si mjaft të rëndësishme.  Pala Italiane shprehu gjithashtu gadishmërinë për të ofruar asistencë  teknike  për  “start-up” e propozuara nga studentët e Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë.

Ndërkombëtarizimi dhe partneriteti me Universitetet e huaja mbetet një nga prioritetet kryesore të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, për të garantuar diploma sa më cilësore për studentët e tij.