Vendosni fjalën kyçe....

Bulqizë, makina del nga rruga, plagosen 4 persona


Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, në rrugën ruale Ura e Çerenecit-Ostren, ku u plagosën 4 persona.

Sipas policisë drejtuesi i drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga  ku për pasojë jan plagosur tre pasagjerët si dhe drejtuesi i automjetetit.

Aksidenti është pikasur nga banorët e zonës të cilët kan njoftuar policinë lokale të Bulqizës  dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë.

Burime pranë spitalt e Bulqizës bëjnë me dije se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën,ndërkohë policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.