Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset makina brenda tunelit te ish-sheshi Shqiponja (Video)


Një makinë është përmbysur në tunelin te Dogana në Tiranë.

Siç duket nga pamjet mjeti është kthyer përmbys. Nga aksidenti nuk ka të dëmtuar po vetëm dëme materiale.

Ky nuk është i pari aksident që ndodh në tunelin te ish-sheshi Shqiponja.

Shkak i aksidentit të sotëm dyshohet të jetë bërë shpejtësia ose humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.