Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e banorëve të Astirit zhvendoset te komisariati nr.6


Pas përplasjes së banorëve me policinë te Astiri, të cilët kërkuan të bllokonin rrugën e makinës së Kryeministrit Rama, qytetarët janë zhvendosur te komisariati nr.6 në kryeqytet, pasi disa prej tyre janë shoqëruar përfshirë dhe ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.

Protestuesit të shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi , Edi Paloka dhe ish-deputeti i LSI-së Endrid Braimllari ndodhen jashtë komisariatit nr.6 ku kërkojnë lirimin e të shoqëruarve.

Banorët në thirrjet “lironi çunat” kërkojnë lirimin e të shoqëruarve. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *