Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke lënë në fuqi vendimin penal ndaj tij.
Kërkesa ishte depozituar më 31 mars 2026, ku Goro kërkonte shtyrjen e zbatimit të vendimit nr. 53, datë 30 korrik 2025, por gjykata e konsideroi atë të pambështetur në ligj dhe prova.
Goro është shpallur fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim dhe në më shumë se një rast. Fillimisht ai u dënua me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit e 4 muaj burgim.
Po ashtu, në bazë të vendimit gjyqësor, ai është ndaluar të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Trupi gjykues, i drejtuar nga gjyqtarja Etleva Deda, vendosi:
rrëzimin e kërkesës për pezullim të dënimit;
lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm penal;
ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore ndaj të dënuarit.
Sipas vendimit, Goro ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim brenda afateve ligjore në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.a
