Vendosni fjalën kyçe....

Trump sqaron takimin me Kim: Kishim disa opsione, por nuk zgjodhëm asnjërin


Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur konferencën e paralajmëruar për mediat pas samitit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Trump këmbënguli se samiti i tij me diktatorin e Koresë së Veriut ishte “shumë produktiv”, por ai tha se nuk kishte asnjë marrëveshje me vlerë për të nënshkruar.

Trump tha, “Ne patëm një kohë shumë të frytshme. Ne menduam, unë mendova dhe Sekretari i shtetit Mike Pompeo mendoi se nuk ishte gjë e mirë të nënshkruanim gjë. Do të lë Pompepon të flasë për këtë”.

Presidenti e quajti Kim “goxha djalë” dhe shtoi se ata kishin “disa opsione” për të konsideruar dhe vendosën të mos bënin asnjërin prej tyre.

Pak para se Trump të dilte në konferencë për mediat, “CNN” shkruan se Shtëpia e Bardhë njoftoi se asnjë marrëveshje nuk u arrit mes dy udhëheqësve.

Të dy udhëheqësit u larguan nga Hotel Metropole, veç e veç, shumë më herët se takimi ishte planifikuar të përfundonte.

Përveç ceremonisë së nënshkrimit, u anulua dhe një drekë e planifikuar mes dy liderëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *