Vendosni fjalën kyçe....

Provokon e reja që i hodhi salcën Nikollës


Mirel Ruko e cila në vitin 2016 hodhi salcë mbi Lindita Nikollën ka provokuar me foton e hedhur së fundmi.

Pasi Nikolla u zgjodh Kryetare e Kuvendit ditën e djeshme e reja ka postuar foton në rrjetet sociale me një shishe salcë të kuqe përpara.

“Kur merr vesh që “ajo” është bërë Kryetare e Kuvendit”-shkruan e reja.

Aktivistsja e Lëvizjes për Universitetin gjatë Samitit të Studentëve të FRESSh në vitin 2016 hodhi salcë të kuqe mbi ish-ministren Nikolla e cila qëndronte e ulur në rreshtin e parë.