Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Tiranë-Durrës


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Shtetasi me iniciale A.A 62-vjeç ishte duke drejtuar automjetin tip “Ford” kur përplasi këmbësorin ende të paidentifikuar.

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.