Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas akuzave të Bashës: Të kemi respekt për traumat e të tjerëve


Pas akuzave të kryetarit të PD-së jashtë sallës së parlamentit ndaj qeverisë Rama, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama, njësoj si Basha është pyetur jashtë sallës së kuvendit nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment për këto akuza.

“Ju mund të mos e besoni sepse s’kam asnjë provë për këtë por unë nuk kam dëgjuar asgjë përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme për një ditë si kjo, që nuk është e lehtë për PD-së. Sepse është një proces traumatik dhe duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve.”, komentoi Rama, duke nënkuptuar përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Ai tha po ashtu se grisja e fletëve të votimit nga deputetët demokratë ishte një fyerje për një grua si Lindita Nikolla por po ashtu komentoi edhe ndërhyrjen në procesin e votimit, duke e quajtur thjesht “një gjest instiktiv”.