Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarjet që i paraprinë seancës së parë të parlamentit të ri, gjithçka ndodhi në 12 orë


Seanca e parë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 nisi në mënyrë të pazakontë e krejt befasuese.

Teksa pritej një ceremoni rutinë, një vendim i mbrëmshëm i kreut të PD-së, Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar demokrat ka trazuar jo pak ujërat në kampin e djathtë.

Vendimi i Bashës u pasua nga një përgjigje e ashpër e ish-kryeministrit që deklaroi mbrëmë se do bëjë çmos që të kthejë sovranitetin në parti.

Mëngjesin e sotëm, ambasada amerikane e quajti vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës si të vështirë por të duhurin për t’u shkëputur nga e shkuara e për të ndërtuuar të ardhmen.

të gjithë deputetët iu drejtuan parlamentit për seancën e parë ceremoninë e zakonshme. Ndërsa Basha e bëri në këmbë rrugën nga seli nën thirrje e simpatizantëve që i kërkonin llogari për vendimin, Berisha u prit me lule e brohorima nga dhjetëra mbështetës para se të futej në sallë. Ai tha se ajo që ndodhi është një Pazar i fëlliqur Basha-Rama duke u zotuar ta çmontojë.

Me futjen në sallë, siç e ka rregullorja, fjalën e hapjes e mbajti deputetja më e vjetër e parlamentit të ri, Luljeta Bozo e PS-së. Pasi u lexuan emrat e deputeëve, sipas rregullores u ngrit komisioni për verifikimin e mandateve me 9 anëtarë (5 shumica, 4 opozita) para se 140 deputetët të betohen në seancën e radhës në orën 17:00 të ditës së sotme.

Në përfundim të seancës, ish-kryeministri Berisha dha një tjetër deklaratë për mediat duke e akuzuar Bashën për Pazar me Ramën në kurriz të shqiptarëve. Ai theksoi se vendimi i Bashës është nul dhe se do bëjë çmos për rikthimin e PD-së aty ku i takon duke shtuar se do marrë çdo nismë ligjore e statutore brenda selisë blu.

Kryedemokrati Basha në dalje të parlamentit tha një fjali të vetme se ‘ka vetëm një armik dhe ai ëstë Edi Rama.’

Ky i fundit uli siparin e deklaratave duke mos komentuar zhvillimet në kampin kundërshtar. Rama theksoi se PS do bëjë çmos që të ta çojë vendin në një tjetër nivel e të punojë më shumë për njerëzit dhe përparimin e vendit. /Hashtag.al