Vendosni fjalën kyçe....

Kosova dhe Serbia ulen në tryezë në Bruksel në 7 dhe 8 shtator


Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimi ishte paraparë të mbahej në fund të shkurtit, por u shtyu si pasojë e sëmundjes së përfaqësuesëve të Kosovës.

Stano për Tanjugun ka thënë se të martën e të mërkurën do të mbahen takimet me kryenegociatorët të martën e të mërkurën, ku do të diskutohet për “çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.