Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 25 mijë paund të padeklaruara shtetasi nga Kosova në doganën e Përmetit


Një shtetas nga Kosova është kapur sot nga Policia në kufirin juglindor të Shqipërisë, pasi po udhëtonte me një sasi të padeklaruar parash.

Shtetasi kosovar po udhëtonte e makine me targa angleze, kur në brendësi të mjeti u gjetën 25 mijë paund.

Ngjarja ndodhi në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ në Përmet.

Shtetasi i ndaluar është Ardian Preka, banues  në qytetin e Deçanit.

Kuy i fundit në momentin e ndalimit ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër i identifikuar si Braham Berisha, po nga Kosova, banues në Prishtinë.

Pas veprimeve të kryera policia ka sekuestruar 25 mijë paundët së bashku në automjetin që i transportonin ndërsa ndaj dy shtetasve kosovarë filloi procedimi për veprën penale të ‘mos deklarimit të të hollave në kufi’.

Mësohet se Ndreka prej 3 vitesh ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *